Lajme

Shkullaku: Alibeaj ka lëkundje mendore, e sheh veten në TV dhe mendon se është lider!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:51 / 26 May 2022

Analisti Armand Shkullaku flet për ‘fenomenin’ Alibeaj në politikën shqiptare.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku e shpjegoi protagonizmin e Alibeajt në media dhe faktin që ai sillet si drejtues i PD, me një lëkundje mendore, që u ndodh njerëzve, kur papritur e shohin veten përpara prozhektorëve dhe fillojnë të besojnë rolin dhe rëndësinë që u është caktuar.

“Ju shprehët habi, çfarë është ky njeri, Enkelejd Alibeaj?

Është fenomen që nuk mund të shpjegohet kollaj. Është fenomen jo vetëm politik, por edhe psikologjik, lidhet edhe me gjendjen mentale. Kemi parë edhe te njerës të tjerë, kur të mbushet mendja që përfaqëson atë për të cilën dikush të ka caktuar, por nuk e ke marrë dhe fituar.

Kam respekt për Alibeajn si politikan dhe nuk kam dëgjuar akuza ndaj tij për afera, por vendosja në qendër të vëmendjes dhe projektorëve, të shkakton një lloj lëkundje.

Të hiqesh si kryetar i PD, edhe po të jesh kryetar vërtet kryetar i PD, siç u zgjodh Berisha, sërish duhet të matesh të flasësh në emër të PD, sepse mungon legjitimimi i plotë 100%.

Alibeaj është caktuar të jetë i ngarkuar nga ish kryetari për të përfaqësuar PD, është emëruar edhe kryetar i grupit parlamentar që nuk ekziston më.

Të flasësh në emër të një grupi që nuk ekziston më, është më shumë problem mendor dhe delir sesa politikë. Sheh gjithë ato mikrofona përballë, sheh ata ambasadorët, të duket sikur ti do jesh lideri i së ardhmes. E transmetojnë edhe televizionet, kur shkon në shtëpi mendon se je dikush. Është një fenomen që e kemi parë vazhdimisht në politikën shqiptare. Mbani mend se edhe Eduard Selami në 1996 mendonte se mund të mundte Berishën. Ky është aspekti psikologjik.

Aspekti politik, e shoh të lidhur me dy momente. Mungesa e legjitimitetit, e detyron Alibeajn, ta projektojë të qenurit të tyre atje, nëpërmjet pranimit nga Rama. Rama i trajton si palë dhe nevoja për të qenë palë, kur nuk ke vota nga populli, të cakton Edi Rama.

Rama ka bërë një lloj loje, hajdeni këtu te Taulanti dhe Spiropali për Presidentin, nëse doni t’ju njohim, të dilni edhe në televizor.

Për cfarë shkojnë këta për negociatat për President? A jemi të bindur që presidentin do e caktojë Rama? Akoma nuk dimë emrin. Emri nuk del sepse emri do të dalë në raundin e fundit”, tha ndër të tjera Shkullaku.

Де beste hack voor een goed leven, heerlijke recepten en handige artikelen over moestuinieren - je vindt het allemaal op onze website. Kom langs en ontdek praktische tips en trucs om het meeste uit het leven te halen, nieuwe gerechten te proberen en je moestuin tot bloei te brengen. Laat je inspireren en leer hoe je van elk moment kunt genieten! De zoektocht naar de ware kat: een 5 seconden om de Cijferpuzzel voor genieën: slechts enkelen zullen het patroon ontdekken Vind 5 verborgen woorden in 20 seconden: een uitdagend Vind een schelp op de zeebodem in 20 Ребус: вам нужно найти число между буквами Briljante puzzel: vind een Creepy optische illusie Race tegen de klok: Vind de Optische illusie: vind jij de slang tussen Slechts 2 procent van de De 3 belangrijkste verschillen tussen twee werknemers: vind Vind de haas in 6 seconden: Изучайте самые полезные лайфхаки, рецепты и советы по огородничеству на нашем сайте. Узнайте, как приготовить вкусные блюда из свежих овощей и фруктов, а также как выращивать здоровую и полезную еду у себя на участке. Наши статьи помогут вам стать настоящим профессионалом в кулинарии и огородничестве. Погрузитесь в мир полезных советов и новой информации прямо сейчас!