Lajme

“Shpërthen” Halil Geci: Ku janë ata që kokorizëshin se Albini ka me na prish me Amerikën, doli e kundërta….

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:02 / 23 August 2022

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci  flet edhe për kërkesat e opozitës për dorëheqjen e Albin Kurtit.

“Dje opozitarët kokorizëshin Albini ka marrë detyrë me na prishur me Amerikën, doli e kundërta, sot Amerika flet Albini i zbaton. Akuza tjetër e opozitarëve, Albini ëdhtë pro shamiave dhe burkave, Albini si i pari i qeverisë nuk guxon të dalë kundra të drejtave dhe lirive të njeriut, me ndihmën e juaj i keni lejuar analfabetat pantollshkurtër dhe mjekërrgjatë. Albini kur erdhi i gjeti këtu me mia xhamia e leshamana, e që as nuk janë hoxhollar as projidikus të fesë, por kancer i besimit Islam”, shprehet Geci.

Sipas tij, Kurti doli me një koment për shamiat se vajzat nën moshën 16 vjeqare kur kanë drejt t’i nxjerrin dukumentët indefikuse, nëse duan nuk mundemi t’ua ndalojmë shamiat, kurse ministrja Arbëria Nagavci u tha jo shamiave.

“E kritikojnë Albinin pse po merr afër vetit disa asambleist shqiptarë musliman, Albini nuk mundet me shkua në Romë të Italisë me marrë tjerë, as nuk mundet me i ndërrua. Kritika tjetër ndaj Albinit vjen pse deputetët dhe përkrahësit e ti janë shkua në Qabe, çka ka me ju ba Albini atyre që kanë shkua në Qabe, ishalla Zoti ua pranon lutjet, po sikur me pas dashur ata ishin mbytur në pus të Vrazhivirit në Aqarevë, Albini nuk mundet me i ndaluar. Opozita dje thoshte me këmbngulje jep dorheqje Albin se po don me na prishë me Amerikën, sot kur Albini pa Amerikën se ban hapin, i thonë jep dorhëqje se po na e ndalë rrymën në dasma e po na mbesin gratë e qikat pa u shkun, hajtni se mos ua bani kasavetin se boll kanë me u shkundë! O torollakë kriza energjetike dhe shtrejtimi është në krejt botën nga kriza në Ukrainë, rinovimi duhet bërë tashë për t’u përgaditur për dimër”, pohon Geci.

“Kundër Qeverisë Kurti del edhe brigada e Vuçiqit, i bashkohet sindikata e arsimit, dhe në njëfar forme krejt sindikatat tjera, së bashku me opozitën. Të gjithë së bashku në kor me brigadën e Vuçiqit, me Rusinë, me Edi Ramën, së bashku me analistët banalistë dhe mediat e shitura kanë nisur defatorët dhe tupangjitë me i rrahur dairet për rrëzimin e qeverisë”, shton ai.