Lajme

Shqipe Hysenaj: Fitoren e kam merituar vetëm unë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:33 / 7 February 2024

Pas përvojës së saj intensive në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2, ku dominoi si një nga personazhet më të ndjekur dhe të diskutuara, Shqipe Hysenaj ka qenë e ftuar në emisionin e njohur “Ora e Pasdites”.

Gjatë intervistës, ajo reflektoi mbi rrugëtimin e saj në konkurs, duke treguar emocione dhe krenari për arritjen deri në natën finale, ku mori vendin e tretë.

Në diskutimin e saj, Shqipe nuk hezitoi të shprehë bindjen e plotë për faktin se ajo ishte e denjë për vendin e parë në këtë edicion.

 

 

“Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë”, deklaroi Hysenaj me vendosmëri.

Ky koment ka shtuar diskutimet në publik mbi kriteret e suksesit dhe meritokracinë në një format televiziv si ai i BBVK, ku dinamika brenda shtëpisë dhe votimi i publikut shpesh herë sjellin rezultate të papritura.

Ndërsa edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova u kurorëzua me fitoren e ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihut, Shqipe Hysenaj mbetet një nga personazhet që me siguri do të mbahet mend për qëndrimin e saj të vendosur dhe për kontributin e spikatur në spektakël. /Telegrafi

Entre une cuisson à la poêle et une préparation au four, le choix dépend du temps, de la texture recherchée et du service. Pour affiner les techniques adaptées aux restaurants et cafés, le sujet mérite d'être étudié plus en détail. Bouillir ou tremper les amandes Poêle ou four : boulettes moelleuses quand la recette virale reste incertaine à la poêle, le cœur bien cuit Vu de l'extérieur, une cuisine de café paraît souvent simple, presque spontanée. Pourtant, quelques gestes précis et des produits bien choisis suffisent à donner aux recettes une vraie personnalité.