Lajme

Sipas zyrtarëve të BE-së, liberalizimi i vizave për kosovarët më afër se kurrë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:50 / 18 June 2022

Kështu po shprehen shumë faktorë ndërkombëtar të cilët këtë lajm po ua përsërisin mjaftë shpesh kosovarëve kohëve të fundit.

Njëri nga ta, është edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo çështje ka edhe një datë se kur do të diskutohet.

Bëhet fjalë për 23 qershorin, e që Kosova pritet të jetë pjesë e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje të MPJ-së franceze, e që kërkesat e tyre vazhdojnë të jenë në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Më konkret se francezët në këtë drejtim, janë treguar austriakët.

Është ministrja austriake për Europën, Karoline Edtstadler, e cila ka kërkuar që t’i liberalizohen vizat Kosovës, dhe të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për një vend status në BE.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u diskutua edhe nga kancelari Scholz si dhe nga presidenti i Këshillit Europian Charles Michel pas vizitave të tyre në vendin tonë.