Lajme

Sondazhi e nxori PSD-në 0.6%, Nushi: Jemi të pabarabartë, VV i merr 2.2 milionë euro në vit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:49 / 9 April 2024

Nol Nushi nga PSD është njëri nga panelistët sonte në Pressing ku po diskutohet për sondazhin që e nxori Lëvizjen Vetëvendosje me 49.5 për qind të përkrahjes së qytetarëve.

Nushi tha se PSD është  në garë të pabarabartë me LVV-në për shkak të aspektit financiar.

“Besoj që jemi në garë shumë të pabarabartë me subjektet parlamentare në kuptimin e infrastrukturës qoftë financiare, qoftë logjistike që e kanë. Jemi të pabarabartë duke e marrë parasysh që LVV sot i merr 2.2 milionë euro në vit. Nuk po them që i vjedh, por sot VV në konto i ka 700 mijë euro të ndara anash. Garë e pabarabartë, jo vec për neve që jemi jashtë por edhe për subjektet tjera që janë brenda parlamentit”.

“700 mijë euro në bankë, 2 mijë aktivista të integruar në shtet, ata mujnë me nis edhe një parti tjetër”, tha Nushi.

Se sprašujete, kako pripraviti okusne jedi, ki podpirajo zdravje? To temo je vredno podrobneje raziskati. kozarec zelja in prava količina soli Kako pripraviti sočen piščančji kolač Večina pozabi kako ohraniti hrustljavo skorjo Majhna podrobnost pogosto odloči o okusu: zelenjavo solimo šele proti koncu, nato dodamo zelišča in kanček limone.