Lajme

Sonila Meco: E dua fort Kosovën, se ka dit me na dasht pastër e dlirë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:55 / 27 October 2023

Prezantuesja e famshme shqiptare, Sonila Meco ka treguar dashurinë e saj për Kosovën në një status ku thur lëvdata për organizimin e Festivalit të parë të Këngës.

Meco zgjedhë fjalët më të bukura për Kosovën, ndërsa thotë se dashnia e madhe ndaj Kosovës është mos me e ndje kufinin fare kufirin me Shqipërinë.

“Unë e du fort Kosovën dhe ndjenja nuk është tkurr e as zhubravit nga çfarëdolloj përpjekjeje e mbrapshtë politike me kriju perceptimin se s’dimë me bashkëjetu, me tejkalu ambicje pushtetesh n’emër të një kauze më sublime.

E du Kosovën, se ka dit me na dash, pastër e dlirë. Na ka pa n’dritë t’synit e na ka dëshiru t’mirën jet e mot. E du se kam miq, farë e fis atyre anëve shqiptare, kam kujtime e pjesë të zemrës. E du se ka dit me rezistu në kauzat e veta, denjësisht. E du se ka dit’ me u rrit pa i djeg etapat, duke e përjetu lirinë e demokracinë me ritmin e tretjes së një “stomaku” në krijim, por të shëndetshëm, pa helmu veten, pa hidhnu fqinjin, pa e ndotur historinë, pa e vra shpresën.

E du Kosovën se ka artistë, krijues, sportistë, pa të cilët skena kulturore e sportive shqiptare do kish qenë e mangët.

E du Kosovën se është kokfortë me e rujt veten nga agresioni i fqinjit e ambicja e t’vetit.

Dhe me e dash Kosovën do të thotë me mos e ndje kufinin përmidis, mos me e llogarit at’vijë ndarëse, me fshi mençurisht dasitë e imponuara e me rrëzu çdo barrierë kulturore, artistike, arsimore e mediatike.

Si sonte, mbrëmja historike e lindjes së një feste muzike e arti, mu n’zemër t’Prishtinës, nën bashkëprezantimin e dy ikonave shqiptare televizive Adi Krasta e Besim Dina.

Festivali i Parë i këngës në Kosovë është ngjarje e madhe për vendin e 15 viteve pavarësi, me fantazmat e luftës, që ende kuturisen kokëkrisura me “nostalgjinë” e një të shkuare të pakthyeshme, për një publik mbarë kombëtar, që veç n’hartë duhet me qenë i ndarë.

Çfarë feste për shqiptarinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të ripërtëritjes shpirtërore të Kosovës sime, tonës” shkruan Sonila Meco në Facebook.

Skoraj vsi pri pripravi zdravih jedi pretiravajo z začimbami ali časom kuhanja. To temo je vredno podrobneje raziskati. prav drobna napaka naredi jogurt kefir Ko zjutraj odpreš hladilnik, je dobra ideja za kosilo včasih bliže, kot se zdi. Iz preprostih sestavin lahko pripraviš okusne jedi, ki nasitijo in telesu dajo nekaj koristnega.