Lajme

Spahiu: Pa u ngritë flamuri i Kosovës në Beograd, nuk ka kuptim të formohet Asociacioni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:10 / 7 May 2024

Qeveria e Kosovës po vazhdon të insistojë se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të ndërlidhet me themelimin e Asociacionit.

E refuzimi i qeverisë Kurti për të quar përpara themelimin e Asociacionit pritet të ndikojë në mospranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Janë disa shtete anëtare të këtij institucioni, duke përfshirë Francën e Gjermaninë të cilat e kanë kushtëzuar pranimin e Kosovës në KiE me dërgimin e draftit për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

Politologu Nexhmedin Spahiu e ka quajtur lajm të keq qe Franca e Gjermania i kanë qit kusht Kosovës pranimin në KiE me dërgimin e draftit për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, nuk ka kuptim themelimi i Asociacionit, nëse Kosova nuk arrin të ngritë flamurin në Beograd.

‘Pa u ngritë flamuri i Kosovës në Beograd, nuk ka kuptim të formohet Asociacioni’, ka thënë Spahiu.

Po dolgem dnevu hitro pripravimo preprost obrok, ki nas nasiti. Vredno je podrobneje spoznati zdrave recepte za vsak dan. na kruhu je to bolj marmelada Pogosta napaka je, da pri kuhanju zanemarimo razmerja. Z nekaj svežimi sestavinami lahko pripravimo okusen obrok, ki nas tudi nasiti.