Lajme

Spahiu: Veriun deri sivjet e ka kontrolluar Vuçiqi, tash e kontrollon Qeveria e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:16 / 1 November 2023

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, tha se Kosova nuk ka humbur kohë me nënshkrimin e Asociacionit në vitin 2013, sepse sipas tij deri më tani veriu i Kosovës është kontrolluar nga Vuçiqi, kurse sipas tij tash ky territor kontrollohet nga Qeveria e Kosovës.

Spahiu tha se ani pse në veri në vitin 2013 ka qëndruar policia e Kosovës dhe doganat, sipas tij ata iu kanë përgjigjur Vuçiqit.

“E para nuk është njësoj, për të njëjtin draft-statut, si me u pas bërë, me u pas ekzekutu në 2013-ën si në 2023-ën. Dallimi është substancial sepse në vitin 2013 kontrollin në veriun e Kosovës e ka pas komplet Serbia, në vitin 2023 e ka Kosova. Ky është dallim substancial..kanë qenë doganierët që më tepër iu kanë përgjigj Vuçiqit. Shembull kanë qenë 3 policë në patroll, 2 serbë e një shqiptar dhe ai polici shqiptar s’ka guxu me bë cik, ku këta policë e kanë pas uniformën e Kosovës por lojalitetin ia kanë dhënë Serbisë. Cili është ndryshimi? Në këtë aspekt pse ne nuk kemi humb kohë pse nuk e kemi formuar Asociacionin në vitin 2013, nuk kemi humb kohë por thjeshtë është dashtë me e marrë njëherë kontrollin, tek pastaj me i bë veprimet”, tha Spahiu.

Sipas tij dallon kontrolli efektiv i veriut të Kosovës. Ndërsa Asociacionin Spahiu e sheh si çmim për njohje të Kosovës.

“Veriun e Kosovës deri sivjet e ka kontrolluar Vuçiqi dhe tjerët para tij, tani e kontrollon Qeveria e Kosovës. Asociacionin e kem çmim për njohje, nuk kanë qare pa na njoftë, prandaj ky (Kurti) nuk po e bënë, nëse e bënë, bënë tradhti kombëtare. Por nuk po e bënë Asociacionin pa e marrë njohjen. Edhe BE po thotë gjërat duhet me shku paralelisht, vet faktin që ti nuk e bënë Asociacionin pa e ngritë flamurin e Kosovës në Beograd, tregon që tash është ky pazari i fundit, megjithëse çka ka me ndodh deri në fund, nuk dihet çka a me ndodh ndërmjet, bash kur mendon që ka përfunduar, shpërthen lufta”, deklaroi Spahiu.

Après une journée chargée, on improvise souvent un dîner rapide, puis l'on découvre qu'un plat simple peut avoir le goût d'un bon restaurant. Les recettes de chefs méritent d'être étudiées plus en détail. Entre égouttage et finition en poêle Quand le café refroidit dans la tasse, on pense déjà au dessert : une recette simple peut sauver la fin du repas.