Analisti Nexhmedin Spahiu, po vlerëson se Kosova nuk duhet të insistojë në liberalizimin e vizave, meqë sipas tij, kjo mund t’i tremb vendet mike.
Në Edicionin Special, Spahiu u shpreh madje se Kosova nuk duhet t’i kërkojë llogari askujt pse një shtet nuk lejon hyrjen në territorin e saj pa viza, përcjell klankosova.tv.
”Nuk e ka borxh Europa Kosovës, me ja lanë vizat. Kjo është një çështje bilaterale, që vendoset me interes reciprok”.
”Nuk kemi pse të kërkojmë, t’i kërkojmë llogari, pse tjetri nuk na lejon të futemi pa viza në vendet e tyre. Ne sa më shumë që insistojmë në liberalizimin e vizave, aq më shumë i trembim miqtë tanë”.
”Imagjinoni sikur të liberalizoheshin vizat, ka rrezik që më shumëse gjysma e Kosovës të ecë nga Kosova, dhe insitucionet e Kosovës të ngeleshin të përgjysmuara ngaqë një numër i madh i policëve, zyrtarëve, e të tjerë, do ta braktisnin vendin. Dhe kësisoji Europën nuk do ta rrezikonin, por për Kosovën mund të ishte fatale”.