Jeta Statovci nga LVV ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës ku nuk u arritë të kalohet as raporti i komisionit për verifikim të mandateve.
Statovci thotë se partitë opozitarë pamundësojnë hapat krejt formal në krijimin e institucioneve të reja.
Ajo thotë se më këtë qasje, ata sërish dalin kundër interesave të shtetit, ku shton se të gjitha këto veprime i bënë bashkë me votat e Listës Serbe.
Postimi i plotë:
Opozitarët që s’i betohen Republikës, por mbesin të betuar me inatin ndaj Albin Kurtit
Partitë opozitare refuzojnë verifikimin e mandateve të deputetëve. Ata kështu pamundësojnë edhe hapat krejt formal në krijimin e institucioneve të reja.
Me këtë qasje, ata sërish dalin kundër interesave të shtetit.
Tërë këto veprime i bënë bashkë me votat e Listës Serbe.
Jeta Statovci