Lajme

Stuhia dhe breshëri dëmtojnë mjedrat dhe bletët në Mramor

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:43 / 21 June 2022

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar edhe me breshër ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

Njëri nga banorët tha në një intervistë për Klan Kosova tha se stuhia ka bërë dëme në mjedra dhe bleta.

Ai theksoi se ende nuk dihet shuma e dëmeve që ka shkaktuar era e fortë.

“Mua më ka bërë dëme në mjedra, kushëririt pesë ari serrë ia ka berë llom, tjetrit ia ka dëmtuar të gjitha bletët. Dëme tek bletët më janë shkaktuar edhe mua por jo kush e di sa. Stuhia e ka përfshirë të gjithë Mramorin në përgjithësi por këto që i di i ceka” – tha ai.

“Ende nuk e dijmë saktë se cila është shuma e dëmeve që ka shkaktuar stuhia”.

Stuhi dhe breshër më herët pati edhe në Podujevë.

Në pamjet shihet se erërat kanë nxjerrë nga vendi një lis.

Gjithashtu nga pamjet shihet se janë dëmtuar serrat me kultura bujqësore, njofton Klankosova.tv.