Lajme

Sunny Hill në Prishtinë e Tiranë, reagon Dua Lipa

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:05 / 20 June 2022

Pas vendimit për ta rikthyer sërish Festivalin Sunny Hill në Kosovë, ka ardhur dhe reagimi i Dua Lipës. Këngëtarja shqiptare shprehet e lumtur se “festivali do të vazhdojë në shtëpinë e tij”.

Ajo bën me dije se do të mbahet gjithashtu dhe në Tiranë në muajin Gusht.

“E lumtur dhe me zemrën plot, jam krenare t’ju them se është vendosur që festivali ynë Synny Hill do të vazhdojë në shtëpinë e tij në datat 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të mbajmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë.

Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar ylli i muzikës.

Kujtojmë që lajmi u bë me dije sot nga Ministria e Kulturës në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës se “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë.

Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.