Lajme

Surroi : Krejtësisht të pavërteta akuzat e Xhavit Halitit e Baton Haxhiut

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:58 / 22 March 2024

Publicisti Veton Surroi ka reaguar pasi gazetari Baton Haxhiu ia përmendi emrin, kur deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti, deklaroi mbrëmë në Pressing se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

Haxhiu tha se ata që e kanë bërë këtë kërkesë kanë qenë “Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”.

Surroi ka mohuar të jetë bërë një kërkesë e tillë nga delegacioni i Kosovës, duke thënë se kjo akuzë nuk qëndron. Madje, ka thënë se Rugova, Agani dhe Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi, raporton Express.

“Qëndrimi im edhe privat , edhe publik ka qenë nevoja e përfshirjes së UÇK në proces negociator. Disa herë kam deklaruar publikisht se pa pjesëmarrjen e UÇK-së në ekipin negociator nuk është e mundshme marrëveshja për Kosovën. Dr.Rugova, dr,Agani dhe dr.Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi.

Akuza ndaj delegacionit të Kosovës nuk qëndron. Sqarimin po e bëj për hir të historisë, e cila duhet të shkruhet nga burimi e jo nga spekulimi i përnatshëm debatues. E bëj edhe për dy anëtarët e vdekur që kanë mundur të japin shpjegime në të gjallë, por një akuzë e këtillë po ngrihet me dhjetëvjetësh pas vdekjes së tyre”, ka shkruar Surroi.

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, që ka qenë akter i lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë në “Pressing” se një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në.

“Ka pasur përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Uashington te presidenti Clinton i kanë kërku që të mos e njohin UÇK-në”, tha Haliti.

Më pas, në studio gazetari Dukagjin Gorani pyeti se kush kanë qenë ata.

Emrat e tyre i tregoi gazetari Baton Haxhiu.

“Kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”, ka thënë Haxhiu.

Na prvi pogled se zdi, da so okusni in zdravi recepti težko združljivi. V resnici prava izbira sestavin prinese oboje, zato je smiselno podrobneje raziskati njihove možnosti. drobni koraki za zamrzovanje sliv in grozdja med vlaganjem preveč škroba naredi lokum gumijast Najpogostejša napaka je, da zdrave jedi preveč zakompliciramo. Raje izberite nekaj svežih sestavin, dodajte začimbe in pustite, da njihov okus pride do izraza.