Lajme

Syla: Konvertimi i fesë, sidomos për drenicakë e kosovarë përjetohet si kthim në origjinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:37 / 18 July 2022

Një qytetar nga Drenasi i cili është konvertuar nga feja myslimane në ata katolike u përfol mjaft shumë gjatë ditës së sotme.

Lidhur me këtë ngjarje, ka komentuar edhe gazetari Valon Syla, i cili përmes një statusi në Facebook shkroi se konvertimi i fesë përveç që është e drejtë e secilit, për drenicakë e kosovarë sipas tij është “kthim në origjinë”

“Por ajo që më vjen shumë interesant është se edhe islamikët edhe katolikët nuk ndihen mirë diçka, ose nuk ndihen rehat për këtë punë.Islamikët sikur me u tutë që po zvoglohen, e katolikët sikur me u tutë mos po ju bon konkurencë dikush”, shkruan Syla.

Tutje, Syla ka përgëzuar personin që u kthye në fenë katolike e i cili përveç fesë, ndryshoi edhe emrin, duke u pagëzuar me emrin Arbër nga Ragip siç quhej më parë.

“Emrin e paska zgjedh Arbër që i bjen parashqiptar. Se shqiptari modern është realisht Arbër i otomanizuar…”, ka shkruar më tej Syla.

“Edhe me gjithëkëtë, po e them me humor, se dikujt në Ministri të Diasporës i kishte ra ndërmend me i ftu arbëreshët, por për bajram në Kosovë, atëkohë një ministër kosovar i kishte thënë atij nëpunësi… po arbreshët prej bajramit kanë ikë, qysh me i thirrë për këtë festë në Kosovë”, përfundoi Syla.