Analisti Valon Sula ka komentuar ngjarjet politike në këtë fillimvit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vitit i ri po fillon me budallaki të vjetra.
Syla ka bërë me dije se për herë të parë SHBA-ja po thotë që nuk ka njohje të reciproke në dialogun me Serbinë.
Për këtë qëndrim të SHBA-së, Syla ka bërë fajtore Qeverinë Kurti.
“Viti i ri, nisi me probleme dhe budallaki te vjetra. 1) Ne nje ane Presidentja nuk e nenshkruan kryeprokurorin duke u thirr qe po pret Gjykaten Kushtetuese ndersa Ligjin për Rroga e nenshkruan edhepse eshte i sfiduar ne Gjykate plus as nuk don kush koeficientat e rrogave. Palaço. 2) Kryeministri marksist paska vendos me shku ne konferencen kapitaliste te Davosit, duke vazhduar avazin e udhetimeve te shpeshta pa cak, pa drejtim dhe pa rezultat. 3) Per here te pare qe 10 vjet Amerika na thote ska njohje te dyanshme bash ne kete qeverisje? Çka ndodhi? Pse ndryshoi qendrimi Amerikan? Ose ska transparence për dialog? Turp vete-shkaterrues”, ka shkruar Syla.
Ai ka kritikua edhe opozitën, duke kërkuar që të jetë më aktive.
“Gazetaret dhe shoqeria civile pjeserisht po percjellin cka po ndodh se opozita ende ne hije dhe te frikesuar. Ish kon mirë me u dhezë pak. Bahet mire. Nashta me 2024”, ka shkruar Syla.