Lajme

“Ta mbyllim me sukses”, Haradinaj bisedon për çështjen e demarkacionit gjatë takimit me Gjukanoviqin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:09 / 19 May 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror dhe se këto dy shtete do qëndrojnë bashkë përballë çdo rreziku që ka qëllim destabilizimin e Ballkanit, shkruan Sot News.

“Kosova dhe Mali i Zi kanë traditë të bashkëpunimit korrekt ndërshtetëror. Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona, kaloi dhe takimi me Presidentin Milo Gjukanoviq. Bashkë do të qëndrojmë përballë çdo rreziku që ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit, bashkë në rrugën euroatlantike, bashkë në agjendat e tjera me rëndësi për të dyja shtetet, e po ashtu bashkë do të bëjmë realitet edhe obligimet që kemi marrë, për të përmbyllur me sukses demarkimin e kufirit, me korrigjim në sektorët e caktuar”, ka thënë i pari i AAK-së.

Tutje, ai ka thënë se, e ka falënderuar presidentin e Malit të Zi, për mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Falënderova Presidentin për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe gatishmërinë e Malit të Zi për të përkrahur antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO dhe Këshillin e Evropës”, ka përfunduar Haradinaj.