Lajme

Tahiri: Amerika ta ndërtojë një bazë ushtarake në veri të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:54 / 3 October 2023

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndërtojnë bazë ushtarake në veri të Kosovës.

Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Postimi i saj:

Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në veri të Kosovës, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit! Si rezultat vija gjeopolitike perëndim- lindje vendoset drejt në Ballkan.