10:51 / 7 October 2022
Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri ka folur për videon e Lëvizjes Vetëvendosje të publikuar ditë më parë.
Tahiri tha se videot e tilla janë jorgan i vogël për t’i mbuluar dështimet e Qeverisë.
“Po kërkoni bashkëpunimin tonë po përmes video mesazheve po i tregoni qytetarëve qysh opozita po e lufton këtë vend,…. ne deri sot në iniciativat e rëndësishme iu kemi përkrahur dhe mbështetur… mos me qenë ne asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk e kishit kaluar”, tha Tahiri.