Lajme

Tahiri: Kurti duhet ta takojë Vuçiqin, por jo në darka

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:34 / 9 May 2022

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e cilëson unik atë që ai e quan “momentumi i Kosovës këtë vit dhe vitin e ardhshëm”.

Tahiri tha në Frontal të T7 se kryeministri Albin Kurti s’është dashur ta takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në darkë, pasi sipas tij, kjo është e paarsyeshme.

“Unë mendoj që Albin Kurti duhet ta takojë Vuçiqin, por jo në darka”, tha ai.

Ish-zëvendëskryeministri tha se nuk kanë informacion se për çfarë ka biseduar Kurti me Vuçiqin.

Sipas tij, Kurti dhe Qeveria duhet të punojnë strategjikisht me SHBA-në për arritjen e një marrëveshjeje me njohje reciproke me Serbinë.