Pas shumë reagimeve për takimin e Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar edhe Edita Tahiri.
Ajo ka thënë se Kurti pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë.
Sajo ju bëën thirrje Kuvendit dhe deputetëve ta bëjnë korigjimin e këtij dështimi historik duke mos miratuar këtë marrëveshje.
Postimi në Facebook:
Kosova e fitoi luftën ndaj Serbisë, Kryeministri Kurti e dështoi Kosovën në tavolinë historikisht dhe strategjikisht. Pranoi marrëveshjen pa njohje me Serbinë, me asociacion dhe autonomi për pakicën serbe. Kuvendi i Kosovës dhe deputetët duhet ta bëjnë korigjimin e këtij dështimi historik duke mos miratuar këtë marrëveshje; të mos lejojnë këtë kapitullim të Kosovës përballë Serbisë, por ta jetësojnë kaputullimin e Serbisë në Kumanovë në 1999, të cilën e arritëm me luftën, gjakun dhe diplomacinë e mençur të shqiptarëve.