Lajme

Tahiri: Me qeverinë Kurti, krejt dhe drejt emigrimit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:44 / 30 March 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se vetëm katër muajt e fundit rreth 11 përqind e popullsisë së Kosovës, kanë kërkuar largimin nga vendi përmes pritjes së vizave pranë ambasadave të huaja.

“Këta qytetarë janë qytetarë real, jetojnë në kohë reale, kanë emër dhe mbiemër dhe të njëjtit, sot nuk shohin më kurrfarë shprese në horizont përveç largimit, sepse shpresa e tyre është vjedhur nga një pushtet premtues që s’ka aftësi, as ide, as plan e as përkushtim për ta zhvilluar Kosovën”,ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Ai ka theksuar se kjo përmasë largimi është fatkeqësi për vendin.

“Trajtimi që ju bëhet mjekëve, specialistëve dhe infermierëve, arsimtarëve, policëve e shërbyesve civilë duke i trajtuar me lëmoshë e jo si palë në ndërtimin e kushteve më të mira për punë e shpërblim adekuat, ndërsa në anën tjetër, pa kurrfarë dialogu social, pa vizion për investime dhe pa asnjë plan për të rinjtë dhe të rejat që studiojnë, janë vetëm disa prej faktorëve që i kontribuojnë kësaj fatkeqësie”.

“Produkti i kësaj paaftësie është Krejt dhe Drejt Emigrimit, por kostoja e këtij produkti do jetë barrë për vendin me dekada. Është koha e fundit për të ecur me këmbë në tokë e për të reflektuar mbi shkaqet e këtij trendi e për të ofruar zgjidhje. Ose koha më e mirë për të lëshuar rrugë”,ka thënë Tahiri, transmeton Sot News.

Jakými změnami projde vaše tělo, Tento je váš muž": charakteristiky spolehlivého partnera pro Jak se zbavit nežádoucích mouch v bytě: Jak se zbavit nepříjemného zápachu z Proč se televizor nezapíná: nejčastější příčiny a Jak zmrazit bobuloviny na zimu: podrobný plán krok za krokem Co se stane, když každý den budete jíst Jaké změny očekávat v lásce: psychologický test vám 6 věcí, které profesionální dekoratéři nikdy nedělají ve Přesný věk transformace lidí v jejich rodiče 7 druhů zeleniny, které se vyplatí Lososový kebab: Neobvyklý recept na chutnou pochoutku