Lajme

Tahiri – Qeverisë: Punoni najsend

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:14 / 24 August 2024

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka drejtuar pesë pyetje Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se është mirë që t’u kthehemi problemeve të cilat janë bërë të papërballueshme për funksionimin normal të mirëqenies së një familje.

Tahiri ka pyetur kur do të dalin paratë për libra dhe a është gjithçka gati për vitin e ri shkollor, a do të përfundojnë para dimrit rrugët që lidhin Gjakovën, Gjilanit, Mitrovicën e Podujevën me kryeqytetin, e kur do të ketë rritje të pensioneve.

Një pyetje e ka edhe për Radio Televizionin e Kosovës.

“A do të hiqni dorë nga kapja e institucioneve të pavarura dhe a do të ndaleni me sulmet e juaja, e më së keqi me kthyer RTK-në në organ partiak? Cili është kriteri për përzgjedhjen e tre anëtarëve tjerë të Bordit”, ka shkruar Tahiri.

E në fund ka pyetur kur do të kalojë Ligji për Sigurimet Shëndetësore.

“Përgjigjuni në këto pyetje e mos u mundoni të merreni me tema të mëdha, se sot për sot këto çështje janë interes qytetar e shtetëror. Kthehuni në realitet, mos mashtroni, punoni najsend!”, ka shkruar Tahiri.

Les conseils des amis ne fonctionnent pas toujours en cuisine, surtout pour recréer un plat de restaurant. Quelques astuces méritent donc d'être étudiées plus en détail. fumée de cuisson quelle huile choisir l'astuce discrète pour une pâte friable aubergines coréennes aux légumes croquants moisissures, stockage et âge du pu-erh se fier aux copains pour les reconnaître On sale presque tous trop tôt, puis on s'étonne d'une pâte sèche. Laissez-la reposer quelques minutes et préparez la garniture pendant ce temps : le résultat sera bien plus moelleux.