Lajme

Takohen Lajçak dhe Escobar, flasin për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:59 / 9 March 2022

Emisari evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka deklaruar sot se ka të njëjtin vlerësim për zhvillimin e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor sikurse i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin diskutoi sot.

Lajçak ka deklaruar në Twitter se sot është takuar me Escobar në Bruksel.

“Ne kemi të njëjtin vlerësim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ndikimin e luftës ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e ardhmja e rajonit në BE të bëhet realitet” shkroi Lajçak.