Ballina

Të gjithë qytetarët e Britanisë së Madhe që janë në Rusi dhe të cilët nuk kanë ndonjë arsye esenciale për të qëndruar, janë këshilluar nga qeveria Britanike të largohen që atje.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:42 / 5 March 2022

Fluturimet direkt nuk janë të mundura, por ka opsione tjera, siç janë linjat për në Stamboll, raporton BBC.

Për ta bërë më të lehtë për njerëzit që të largohen nga Rusia, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka hequr nevojën për të plotësuar një formular për gjetjen e pasagjerëve, që normalisht kërkohet të respektohen masat e koronavirusit, për ata që fillojnë udhëtimet e tyre atje, ka postuar në Twitter, Ministri i Transportit, Grant Shapps.

Kjo thirrje besohet që ka ardhur duke parë zhvillimet e fundit në Rusi, që po rrjedhin si pasojë e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, konflikt i cili po rritet vazhdimisht.