Lajme

”Të kesh turp Glauk, ti je shumë i vogël për të zhbërë veprën e madhe të Presidentit Rugova”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:51 / 28 November 2022

Në mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy shteteve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë, kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalimi e tij, ’harroi’ të përmend edhe Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Gjë për të cilën u kritikua shumë.

Analisti politik, Skender Mulliqi në një postim të tij, shkruan se ’nuk “guxon” asnjë takim i nivelit të lartë çfarë ishte takimi në Tiranë, e mos të permendet emri i të madhit , dr. Ibrahim Rugova, kreatorit të pavarësisë së Kosovës.

”Këtë gjë pa fije turpi sot në vendin e shqiponjave për Festën e Flamurit, e bëri kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca. Të kesh turp Glauk edhe nëse nuk ke simpati apo urrejtje  ndaj presidentit historik të Kosovës. Të mos përmendet emri i tij në raste të tilla është mëkat që nuk të falet. E dimë mirë që komunistët dhe pjella e tyre kanë urrejtje ndaj Rugovës së madh, por ti si kryekuvendar dhe relativisht i ri në moshë, nuk ishte dashur të shpërfaqesh si i tillë, çfarë ishe në takimin e dy kuvendeve tona”, thekson Mulliqi.

Ai shkruan tutje se ’më duket se ti qenke një PDK,  siҫ thonë në gjuhën popullore, shumë i vështire bile’.

Ti sot nuk i shërbeve unitetit, si kryekuvendar, që të takon. Vetëm sa ja ka lënë korin vetit te dera, se je shumë i vockël për ta zhbërë veprën e madhe të Rugoves, që ka lënë mbrapa. Rugova është dhe ka mbetur personalitet historik i shiptarëve, e deshte ti apo jo me shokët tuaj”, shkruan Mulliqi.

Ko zjutraj odpremo hladilnik, hitro opazimo, katere sestavine imamo pri roki. Iz njih lahko pripravimo okusne in hranljive obroke, zato je vredno podrobneje raziskati preverjene ideje za vsak dan. Majhen trik za Presenetljivo je, da lahko že majhna sprememba pri pripravi jedi ohrani več okusa in hranil. Poskusite preproste recepte z veliko zelenjave, stročnic in svežih zelišč.