1:02 / 29 March 2022
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sërish në prag të zgjedhjeve.
Në kuadër të shumë deklarimeve lidhur me zgjedhjet, Vuçiq ka folur sërish për paratë që po jep për të rinjtë në Serbi.
Ai tha se të rinjtë do të marrin edhe 100 euro në datat 1, 2 dhe 3 qershor, trasnmeton Sot News.
Presidenti i Serbisë tha se të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç do të marrin edhe 100 euro ndihmë shtetërore dhe se kjo pagesë do të kryhet në fillim të qershorit.
“Jam krenar për faktin se të gjithë të rinjtë që janë rreth një milion njerëz do të kenë një mbështetje të re nga shteti, ato 100 euro, ose gjithsej 200 euro, nuk do t’ua shpëtojnë jetën, por janë dëshmi e kujdesit për ta dhe respekt nga shteti”, shtoi ai.