3:43 / 3 May 2022
Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka festuar sot ditëlindjen e 84-të dhe ka marrë një telefonatë nga i biri i tij.
Ish-presdienti Thaçi e ka telefonuar babain e tij nga paraburgimi në Gjykatën Speciale në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçit, në një postim në Insta Story.
Ai e ka publikuar një fotografi ku shihet Haxhi Thaçi me telefon.
“Babi nuk i harron asnjëherë ditët e veçanta. Gjyshi sot mbushi 84 vjet dhe nuk kishte si të mos i vinte me mëngjes një thirrje nga Haga. Pritsh edhe shumë vite tjera gjysh, bashkë me krejt familjen”, ka shkruar Endriti.