Lajme

Tomë Gashi: Ata që e kanë vrarë Astrit Deharin, po ia zhdukin edhe gjakun e tij!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:18 / 8 December 2022

Tomë Gashi, avokati i familjes në rastin e Astrit Deharit, ka sqaruar se epruvetat me gjakun e Astritit nuk janë zhdukur dje, por dje është kuptuar për zhdukjen e tyre.

Gashi tha se mostrat e Deharit herën e fundit janë kontrolluar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa dje është vërtetuar se janë ndërruar frigoriferët.

“Nuk janë zhduk këto epruveta me gjakun e Astrit Deharit ditën e djeshme apo mbrëmë, por dje është kuptuar. Dhe herën e fundit që këto janë kontrolluar ka qenë në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa dje është vërtetuar se janë ndërruar frigoriferët, ku ruhet gjaku dhe mostrat e tjera të personave që kanë qenë të ekzaminim në IML”, deklaroi ai.

Gashi thotë se IML po i zhduk provat kryesore të Astrit Deharit.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore po i zhduk epruvetat që kanë qenë 15, tani kanë mbetur më herët 12 sepse dy prej tyre janë dërguar në Zvicër dhe një e ka marrë Policia e Kosovës në vitin 2016 ku është vrarë Astrit Dehari. Po zhduken provat kryesore”, tha ai.

Sipas tij, ata që e kanë vrarë Astrin Deharin, po duan të zhdukin edhe gjakun e tij.

“Është një rast shumë i rëndë. Ata që e kanë vrarë Astrit Deharin, të themi në mënyrë figurative e kanë zhdukur atë, po duan të zhdukin edhe gjakun e tij. Këto prova janë ato të cilat i ndihmojnë edhe Prokurorisë dhe organeve të tjera për ta zbuluar të vërtetën”, tha më tej Gashi.

Descoperiți cele mai bune sfaturi și trucuri pentru viața de zi cu zi, rețete delicioase și articole utile despre grădinărit pe site-ul nostru. Aici veți găsi tot ce aveți nevoie pentru a vă îmbunătăți viața și a vă bucura de preparate delicioase și cultură sănătoasă pentru grădină. Cum să înlocuiești sarea din dieta zilnică: Programul în care Cum limitele personale întăresc căsniciile: impactul De ce trebuie să păstrați merele izolate în frigider: reguli Cum să gătești Descoperiți cele mai bune secrete pentru gătit și trucuri utile în bucătărie, împreună cu sfaturi practice pentru grădinărit și creșterea plantelor în propria grădină. Aici veți găsi articole interesante despre cum să vă bucurați de o viață sănătoasă și creativă, împreună cu o serie de rețete delicioase și sfaturi practice pentru a vă îmbunătăți abilitățile culinare și aptitudinile pentru grădinărit. Vă invităm să explorați și să descoperiți secretele pentru a vă bucura de o viață mai bună și mai plină de satisfacții!