Ballina

Torte: Dihet botërisht se Hashim Thaçi ishte dhe mbetet i padëshiruar në konakun e familjes së Jasharajve në Prekaz.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:55 / 31 July 2022

Shkruan Rexhep Torte
Edi Rama tradhtari, autokrati narcist me çmendurinë e tij shkoi aq larg sa që në Parlamentin e Shqipërisë më datën 21 korrik 2022, gjatë debatit lidhur me Rezolutën kundër Dick Martyt, me paturpësinë më të madhe e vuri në një rrafsh heroin legjendar Adem Jasharin, me Hashim Thaçin tradhtarin dhe urdhërdhënësin e vrasjeve politike, kur dihet botërisht se Hashim Thaçi ishte dhe mbetet i padëshiruar në konakun e familjes së Jasharajve në Prekaz.

Nuk mund të quhet njeri me ndjenja njeriu as Edi Rama, as cilido shqiptar qoftë, as cilido ndërkombëtar qoftë, dhe as kushdo qoftë ai, i cili dëshiron t’i fshijë krimet makabre që i kreu Serbia kriminale në vitet 1998/99 në Kosovë, duke vrarë e masakruar afër 15 mijë shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave, duke dhunuar shtazërisht 20 mijë femra të pafajshme shqiptare, duke rrëmbyer 1643 shqiptarë autoktonë nga Kosova, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur, duke e bërë shkrumb e hi Kosovën, duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë të marrin rrugën e eksodit, duke mos e treguar vendndodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e të varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës.

Kush mendon dhe gjykon ndryshe nuk ka shpirt njeriu, por ka shpirt më të keq edhe se bishat e shpendët, që i kemi shikuar dhe po i shikojmë se me sa kujdes i risin këlyshët apo zogjtë e tyre dhe me sa angazhim kujdesen për njëri tjetrin. Kush mendon e gjykon ndryshe i takon sojit të djallit të mallkuar dhe mëkatar.

Kush shkelën mbi dinjitetin e dëshmorëve shqiptarë që ranë heroikisht ndër shekuj në mbrojtje të trojeve shqiptare, kush shkelën mbi dinjitetin e paraardhësve tanë, prindër, gra e fëmijë viktima të pafajshme të gjakut shqiptar, që u vranë, u dhunuan e u dogjën mizorisht gjatë gjenocideve serbe ndaj trojeve shqiptare ndër shekuj, domosdo do ta merr dënimin nga mallkimi përvëlues i atyre viktimave të pafajshme fisnike shqiptare, në këtë jetë dhe në jetën e përtejme. Nga kjo nuk mund të shpëtojë askush.

Edi Rama piktori, me këso qëndrimesh antikombëtare nuk mund t’u sjellën asnjë të mirë Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve.

Edi Rama këtë e dëshmoi edhe me tradhtinë që ia bëri Kosovës së bashku me tradhtarët Hashim Thaçi e Vlora Çitaku, që në bashkëpunim me kriminelin Aleksandër Vuçiq dhe me pro serbët e SHBA-ve Jon Bolton, … e përgatitën planin për copëtimin e Kosovës, që me fakte e dëshmoi Sabina Çudiq- ish diplomatja e Bosnjë dhe Hercegovinës në SHBA.

Edi Rama këtë e dëshmoi edhe me injorimin e çështjes çame, me gatishmërinë e faljes së 12 miljeve të detit Jon Greqisë, me shkatërrimin e industrisë, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë së Shqipërisë dhe të shkatërrimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, me humbjen e shpresës për rininë shqiptare, e cila çdo ditë po largohet nga Shqipëria.

Edi Rama diagnozën e tradhtisë e ka të caktuar, tani çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot duhet ta kërkojë dhe gjejë urgjentisht rrugën dhe mënyrën për ta larguar Edi Ramën si kryeministër dhe si kryetar të PS-së.

Edi Rama piktori, kryeministri tradhtar i Shqipërisë dhe i mbarë shqiptarëve domosdo fundin në këtë jetë do ta ketë si mos më keq, sepse nuk do të mund ta ndihmojnë as Serbia, as Rusia, as Greqia dhe as filantropi George Soros.