Votuesit në Kosovë votën e tyre duhet t’ia japin Vetëvendosjes nëse dëshirojnë prosperitet, reformë në drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe suksese në dialogun Kosovë-Serbi.
Opozita në Kosovë, me keqqeverisjen e saj nuk bëri as edhe një hap kundër krimeve që Serbia agresore gjenocidale e kriminale i kreu në Kosovë në vitet 1998/99.
Opozita në Kosovë me servilizmin e treguar ndaj Serbisë kriminale, e dëmtoi rëndë Kosovën edhe në dialogun e derisotëm 10 vjeçar Kosovë-Serbi.
Votuesit në Kososvë e kanë mundësinë t’u thonë stop partive opozitare matrapaze PDK-së të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, LDK-së së Isa Mustafës akademikut munafikut, AAK-së të Ramush Haradinajt, të shquar për skandale korruptive, hajni dhe keqqeverisjë, Nismës së Fatmir Limajt, të shquar për keqqeverisje dhe korrupsion dhe AKR-së të Behgjet Pacollit, hileqarit, që të gjitha partive partive u sherbeu si rrotë rezervë, për tu faktorizuar dhe për të siguruar poste udhëheqëse apo deputeti, vetëm për interes të biznesit të tij privat.
Votuesit në Kosovë nuk duhet të lejojnë që ta ngarkojnë veten me mëkatet e tradhtisë dhe të turpit, duke i votuar partitë opozitare, nga radhët e të cilave janë vllavrasësit për pushtet, milionerët e pasluftës, mashtruesit, hajnat dhe të korruptuarit.
Votuesit në Kosovë nuk duhet të lejojnë ta ngarkojnë veten me mëkate, ndaj Kosovës martire të larë dhe të njomur me gjakun e të rënëve për liri e pavarësi.