Lajme

“Tregoni dikush Glaukut”, Daut Haradinaj i reagon ashpër Konjufcës: Shumicën e jugosllavëve i ke në qeveri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:48 / 25 January 2025

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka reaguar ashpër kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, duke i thënë se e kanë heq taksën 100% me Serbinë, ia kanë fal manastirit tokat në Deçan, e kanë anuluar termocentralin energjetik që do të ndërtonin amerikanë.

Haradinaj tutje i ka thënë Konjufcës se kanë heq lidershipin e UÇK-së në Maqedoni dhe kanë sjellë pro-serbë e rusë, shqiptarët e Luginës së Preshevës i kanë lënë në mëshirën e fatit.

“Tregoni dikush Glaukut që:

– E hoqët taksën 100% për Serbinë.

– I falët 24 hektarë tokë manastirit të Deçanit, ndërsa ai bashkë me Albinin vinin në protesta dikur.

– E anuluat termocentralin energjetik që do të ndërtonin amerikanët, ndërsa sot miliona euro i dërgoni në Serbi duke blerë rrymë nga mafia juaj.

– E hoqët lidershipin e UÇK-së në Maqedoni dhe sollët pro-serbë e rusë.

– Shqiptarët në Luginën e Preshevës i latë në mëshirë të fatit.

– Ua njohët pasaportat paralele serbëve.

– Votuate bashkë me “Listën Serbe” kundër ligjit për UÇK-në.” – ka shkruar ai.

Haradinaj tutje ka folur edhe për bashkimin kombëtar, premtim i Qeverisë Kurti.

“Sa për bashkimin kombëtar, nuk po flasim.

Nuk po flasim për kërkimin e faljes.

Nuk po flasim për dëmet e luftës.

Nuk po flasim për padinë ndaj Serbisë.

Nuk po flasim për fatin e të zhdukurve.

Nuk po flasim për dialogun Albin-Vuçiq dhe marrëveshjen e Ohrit.

Mos, o Glauk, se shumicën e jugosllavëve i ke në qeveri.

Apo ndoshta nuk të kanë njoftuar për këto zhvillime katërvjeçare?

Nuk të kanë njoftuar për bisedat telefonike të shefes tënde?

Për arritje nuk keni çfarë t’i thoni popullit, sepse nuk keni realizuar asnjë projekt të vetëm. Prandaj, mundoheni të polarizoni shoqërinë. Kosova duhet të jetë e të gjithëve – dhe e tillë do të jetë!” – ka shkruar Haradinaj.

Tra un blog aggiornato con costanza e un sito personale essenziale cambia il rapporto con i lettori. Valutare quale scelta risponda meglio ai propri obiettivi merita un approfondimento. quel piccolo Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche Il cervello quale frutto scegliere e quanto Sembra colpa del melone, invece persino le In autunno, cinque Un formaggio, nove anni scegliere il dolce che protegge il Quasi tutti confondono i nuovi dopo il caffè otto bicchieri bastano quattro pesci battono le sardine Hai questo raro gruppo sanguigno? Notti agitate: cosa aiuta davvero Piccole distrazioni, meno freni mentali L'aceto fa brillare il Sembra innocuo, ma nasconde rischi posso mangiare uova dopo i 60? a tavola, meglio dieci alternative Quando una sera si riordina il telefono, nasce spesso il desiderio di mettere in ordine anche le proprie idee: un blog personale può diventare uno spazio semplice e sincero.