5:22 / 9 November 2024
Aktori i humorit Rezart Veleshnja, u përjashtua mbrëmjen e djeshme nga “BBVK”, vendim i cili u mor nga Vëllai i Madh për shkak se ish-banorikishte thyer rregulloren.
Pas daljes nga BBVK-ja, Rezarti ka reaguar përmes një mori postimesh në llogarinë e tij në Instagram.
Ai publikoi në ‘InstaStory’, disa mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u përjashtua nga gara, si dhe një jetër video ku falënderoi të gjithë personat që e mbështetën në këtë rrugëtim.
“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, tha Veleshnja.