Lajme

U sanksionua nga SHBA, Gruevski: Nuk kam prona në SHBA

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:52 / 11 April 2022

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka reaguar ndaj vendimit të ShBA-ve për ta futur në listën e zezë si person i padëshiruar nga ky shtet. Në një postim në Facebook, Gruevski shpreh keqardhje për vendimin.

“Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot e mes tjerash ka të bëj me mua. Arsyet e përmendura për shkak të së cilave jam vendosur në listë, janë informacione të pavërteta të cilat kanë ardhur nga përndjekja shumëvjeçare politike e cila udhëhiqet kundër meje në Maqedoni. Në këtë aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në ShBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse punova me nder dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe nacionale, dhe gjatë kësaj, aq sa munda, u përpoqa të mos rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Asnjëherë nuk punova për interes personal dhe material. Do të vazhdoj të luftoj në drejtim që të dëshmoj të vërtetën” – shkruan Gruevski.