Gazetarja e Klan Kosovës, Arbëreshë Uka, ka thënë që pos ikjes së mjekëve nga Kosova, po aq shqetësues është edhe numri në rritje i ikjes së infermierëve.
“Nuk është në trend vetëm ikja e mjekëve, është edhe ikja e infermierëve. Po ashtu, është një tjetër temë jashtëzakonisht shqetësuese. Unë e di së fundi disa infermiere ankesë në Inspektoriatin Shëndetësor me kujdestaritë në kardiologji ku është një infermiere për 15 pacientë e cila nuk mundet me arritë me bo shërbim të mirë”, ka thënë Uka në Info Magazine të Klan Kosovës.
Madje, Uka thotë që sipas Odës së Infermierëve, brenda pesë vjetëve Kosova do të detyrohet të importojë infermierë nga jashtë.
“Të paktën këtë edhe Oda e Infermierëve na e ka thanë. Normalisht, nuk mundet një infermier me e mbulu një repart 15 deri 20 pacientë edhe ata janë në ikje e sipër. Domethënë, edhe ky është një shqetësim, bile Oda e Infermierëve sipas ndoshta analizave e parashikimeve të tyre nuk e di, por të paktën thonë që brenda pesë vjetëve nëse vazhdon ky trend ne duhet të kërkojmë infermierë jashtë Kosovës. Duhet të marrim infermierë sepse nuk kemi me arritë me i mbulu nevojat elementare”.