Djali i Presidentit historik vlerëson punën e LDK-së për të mirën e Kosovës dhe forcimin e lidhjeve me Perëndimin.
Djali i ish-Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ka bërë homazhe te varri i të atit në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Ai ishte i shoqëruar nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Me këtë rast, Ukë Rugova falënderoi Abdixhikun dhe drejtuesit e LDK-së për punën që, sipas tij, po bëjnë në ruajtjen dhe vazhdimin e trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe për angazhimin në të mirën e Kosovës.
“Ju faleminderit edhe njëherë për punën e mirë që po bëni në trashëgiminë e Presidentit Rugova në LDK dhe për të mirën e Kosovës, si dhe për vazhdimin e miqësisë së përhershme me SHBA-në dhe Bashkësinë Evropiane. Të faleminderit shumë, kryetar,” u shpreh Ukë Rugova.