Lajme

Valon Syla i kërkon llogari Kurtit, Sveçlës dhe Haxhiut

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:05 / 19 July 2024
Gazetari Valon Syla ka kërkuar llogari nga krerët e shtetit pas dështimit për kapjen e Faton Hajrizit, i cili u vra mesditën e së premtes nga policia serbe.
Përmes një reagimi në Facebook, Syla ia përmend dështimet Albin Kurtit, Albulena Haxhiut e Xhelal Sveçlës në rastin e arratisjes së Faton Hajrizit.
“O Albin Kurti. Qysh je? Qeveria Albin Kurti, Ministrja e Drejtêsise Albulena Haxhiu dhe Ministri i Brendshem, Xhelal Sveçla I burgosuri kosovar; 1. Iku nga burgu. 2. E kaloj kufirin ilegalisht 3. Kreu vrasje nga ikja 4. U vra nga policia Serbe”, thuhet në postimin e gazetarit Syla.
Sipas Sylës, Qeveria Kurti duhet të largohet nga pushteti.
“A ka pergjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht. Qytetarët e Kosovës kërkojnë llogari dhe përgjegjësi, se na botë horë. A po lëshoni udhë se sjeni bash kërkah”, përfundon postimi i Sylës.

Ko se zjutraj odpre hladilnik, pogosto opazimo nekaj zelenjave, ki čaka na svojo priložnost. Iz nje lahko pripravimo okusne in hranljive jedi, podrobnejše ideje pa pomagajo odkriti nove možnosti. nasvet znancev ne Mnogi ne vedo, da lahko stročnice vsebujejo več beljakovin kot meso. Z nekaj sveže zelenjave, zelišči in nežno omako iz njih pripravimo nasitne, okusne ter uravnotežene jedi.