Lajme

Valon Syla: Nëse Kurtit nuk i çelen dyert në Amerikë, shkojmë në zgjedhje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:07 / 23 March 2022

Gazetari Valon Syla thotë se vendi ynë do të shkojë në zgjedhje të reja, nëse kryeministrit Albin Kurti nuk i hapën dyert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse mbërrin Albin Kurti me shku në Amerikë në muajin maj, ashtu siç e paralajmëroi, atëherë shkon atje dhe futet në bisedime”, thotë Syla në emisionin Pressing në T7.

“Nëse s’i bohet me shku ose ja mbyllin njërën derë thotë “po hi në zgjedhje se s’u bo”, edhe na çon edhe një herë në zgjedhje”, tha Syla.

“Nuk dihet se kur janë zgjedhjet, unë s’isha ngut. Partia e presidentes ‘Guxo” veç u regjistruar, kështu që zgjedhjet nuk janë larg mendjes”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti, të martën e kësaj jave, tha se do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin maj.