Lajme

Vdes babai i Hysni Gucatit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:02 / 27 May 2022

Ka vdekur babai i Hysni Gucatit, Avdullahu.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Hysniut, Musli Gucati, përmes një postimi në Facebook, njofton Sot News.

“Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar ai.

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, para disa ditësh erdhi në Kosovë për ta vizituar babanë e tij i cili po trajtohej në spitalin e Mitrovicës, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë, pak ditë më pas, Gucati u dënua me katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale.