Ballina

VIDEO SYRI TV/ Pak orë para zgjedhjeve, Basha i braktisur, nuk gjen dot as komisionerë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:45 / 5 March 2022

Lulzim Basha nuk gjen komisionerë për qendrat e votimit për zgjedhjet e 6 marsit. Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka konstatuar se komisioneret e Lulzim Bashës në rrethe nuk janë rezidentë, siç e përcakton ligji zgjedhor. KQZ i ka kërkuar Bashës të ndërrojë komisionarët dhe të respektohet kriteri që ata të jenë rezidentë në zonën e tyre zgjedhore.

Pasi e braktisi anëtarësia e Partisë Demokratike, strukturat dhe deputetët të cilët morën numrin më të madh të votave personale në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha nuk po gjen as komisionerë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që do zhvillohen në 6 bashki të vendit.

SYRI  Televizion ka siguruar dokumentin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku faktohet  se komisionerët e caktuar nga Lulzim Basha nuk janë banorë të zonave ku do të ketë zgjedhje të pjesshme, pra të bashkive Shkodër, Durrës, Vorë, Lushnje, Rrogozhinë dhe Dibër.

Siç duket nga ky dokument zyrtaret, Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhjeve ka konstatuar se  në listën e anëtarëve  të Komisionit të Zgjedhjeve të Qendrave të Votimit rezulton se anëtarët, kryetari dhe sekretari i KQV nuk janë banorë të zonës zgjedhore Bashkia Vorë, teksa saktësohet se rezultojnë banorë të Tiranës dhe Kamzës.

Image

Ky dokument i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është tregues së Lulzim Basha, nuk po respekton as kriterin më të rëndësishëm të Kodit Zgjedhor, atë të caktimit të caktimit të anëtarëve të komisioneve të votimit dhe numërimit, po rrezikon të gjithë procesin e ditës së nesërme.

Syri Televizion mëson se e njëjta problematike është edhe në 5 bashkitë të tjera të vendit ku grupimi Basha ka emëruar kandidatët e tij.

Për vite me radhe Lulzim Basha ka denoncuar zhvendosjen e votuesve nga njëri qytetet në tjetrin për llogari të mazhorancës, ndërkohë tashmë Lulzim Basha po importon komisionere në zonat e ndryshme elektorale.

Úpal u psů: Tichý nepřítel letních procházek Rostlinné bílkoviny: Jak si připravit šťavnaté