Nga reagimet e shumta është edhe i mërgimtarit Sali Rexhaj.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Është shkarkuar Fatmir Sejdiu vetëm se i ka mbajtë dy poste në të njëjtën kohë, kryetar i Kosovës dhe i LDK-së. Asnje cent nuk i ka kushtuar kjo gjë Kosovës, po vetem se nuk e ka lejuar Kushtetuta.
Është shkarkuar presidenti Pacolli sepse për pak minuta pas zgjedhjes president është ulur në vend të deputetit ku ishte me herët. Asnje cent as ndonjë e keqe nuk i është shkaktuar Kosovës. Por e ka shkelë Kushtetutën dhe ka ecë.
Ka rënë qeveria Hoti, ndër më të mirat, vetëm se një deputet i cili ka votuar, paska qenë i dënuar më parë. Asnjë cent as dëm nuk i është bërë Kosovës, por Kushtetuta nuk e lejon.
Tani regjimi i ri zihet duke e shkelur Kushtetutën, ministrja e Arsimit, dhe nuk ndodhë asgjë, madje deklaron se e ka mbrojtur ligjin.
Presidentja në mënyrë ilegale shkon e operohet ne Turqi pa ia bartë fare kompetencat kryeparlamentarit siç e parasheh Kushtetuta, dhe hargjon qindra mija euro nga arka e shtetit. Tani bredhë nëpër Amerikë Latine sikur të mos kishte ndodhë asgjë e nuk kthehet me aeroplanin e parë në Kosovë për të dhënë dorëheqje.