Lajme

Vlora Çitaku i del në mbrojte Edi Ramës: E kam parë dhe dëgjuar për mbështetjen që i jep Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:57 / 11 June 2022

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me komentet e ndryshme, që kanë pasuar pas fotografive të publikuara nga darka e liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë, ku paraqiten raportet e ftohta ndërmjet presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Nënkryetarja e PFK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  “Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me radhë.

“Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror. E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera”,  ka shkruar Çitaku.

“Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet” ka shkruar ajo.

Më tej, ajo ja thënë se “është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me ua përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarësinë tonë”.

“Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, në një fotografi të publikuar nga vet presidentja Osmani, nga darka e liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë, ajo shihet tek ia ka kthyer shpinën kryeministrit Rama, i cili ishte ulur pranë saj.

Užitečné tipy a triky na každý den, chutné recepty a užitečné články o zahradničení - to všechno naleznete na našem webu. Buďte inspirativní a objevte skrytý potenciál své zahrady s našimi informacemi a návody. Buďte sebou, buďte kreativní a buďte zdraví s našimi praktickými tipy pro každodenní život! Jak se zbavit vlhkosti Jak sterilizovat sklenice za 10 sekund, aby se nevybuchly, Recept na Zůstaňou celé a Jak správně využít gel na praní Tajný tlačítko pračky: používá ho jen pár lidí, žena vyprávěla Výběr nejlepší zeleniny pro podzim: 8 druhů vhodných k výsevu Čistý česnek za 20 Osvedčený recept na cukety s houbami a omáčkou Jak rychle vyčistit zlaté šperky: Jak likvidovat veškeré plevely jediným prostředkem, Jak odstranit 10minutový tip: Jak zkušené hospodyňky umyjí okna Jak zruční Němci vaří vejce: Jedna metoda překvapí překvapivými Lesk jako nové tajemství čištění sprchového koutu Alternativa k 10 000 Chcete-li zjistit nejlepší triky a recepty pro domácí vaření, zahradničení a životní styl, jste na správném místě! Naše stránka je plná užitečných článků a návodů, které vám pomohou vytvořit zdravý a pohodlný životní styl. Navštivte nás pravidelně pro nové tipy a triky pro vaši kuchyni, zahradu a každodenní život.