Lajme

“Vuçiq u kap tmerrësisht në befasi”, zbulohet se si “gjeniu” Kurti e bëri për barna presidentin serb me sekretin për shkuarjen në OKB

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:21 / 9 February 2024

Anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është kapur tmerrësisht në befasi nga prania e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai ka thënë se Kurti si një “gjeni i lindur”, e mbajti sekret deri në momentin e fundit shkuarjen në OKB, për përballjen me Vuçiqin, përcjell Bota sot.

“Se Albini është vërtet gjeni i lindur e tregoi edhe një herë sonte (mbrëmë), jo pse e bëri Vuçiqin për barna, se këtë e ka bërë me dhjetëra herë deri tani, por që e mbajti sekret deri në momentin e fundit shkuarjen e tij në OKB për t’u përballur me Vuçiqin, personalisht!

Ishte pikërisht efekti i befasisë që e bëri kaps Vuçiqin, n’gojë e n’tru, përball Kurtit, sepse sikur Vuçiq ta dinte që do të vinte Kurti personalisht në selinë e OKB-së, kurrën e kurrës nuk do të kishte ardhur Vuçiqi, por do ta kishte dërguar Brnabiqin në OKB!

Se çka ka shpija e tregon fëmija, sonte (mbrëmë) disa analistë e treguan ndoshta edhe pa dashje atë që Vuçiq e kishte llogaritur, por që u kap shah mat nga prezenca e Albinit në sallën e OKB-së! Disa anal-istë, thanë se ishte gabim që ka shkuar Kurti, ka qenë dashtë që Kosova të përfaqësohet nga ambasadori i Kosovës në SHBA e jo nga Kurti!

Pra, kjo tregon se Vuçiq është kapur tmerrësisht në befasi me prezencën e Kurtit në OKB, sepse ky ka qenë i bindur se Kosovën do ta përfaqësonte ndonjë figurë tjetër krejt dytësore, si puna e ambasadorit të Kosovës në SHBA, siç bënte dikur Vlora Çitaku!

Prandaj, e them se Kurti, gjeni ka lindur, e nuk është bërë! Apo siç thoshte dikur dr. Sali Berisha: “Albin Kurti është një bishë politike””, ka shkruar Luan Gacaferi në një postim në Facebook.

Në mbledhjen e thirrur nga Serbia, pati përplasje të drejtpërdrejtë Kurti-Vuçiq. Kurti e demaskoi presidentin serb, i cili deklaroi se në Kosovë janë “krijuar kushte të padurueshme për serbët”.

Kurti, ndër tjerash tregoi se qëllimi i vërtetë i Serbisë, që ngriti alarmin për vendimin e BQK-së, që përjashton dinarin serb nga përdorimi, është se po ndalet financimi i kriminelëve në veri të vendit nga Beogradi.

Kurti tha se shqetësim i Serbisë nuk janë serbët e Kosovës. Ai tha se qytetarët serbë kërcënohen nga këto grupe të armatosura dhe tregoi se ata që nuk i bindën kanë vetura të djegura dhe i kërcënojnë familjarët.

Znanci pogosto svetujejo, naj za zdravo kosilo izločimo ogljikove hidrate, vendar to ne deluje vedno. Bolj smiselno je razumeti, kako sestaviti okusen in uravnotežen obrok. kozarec zelja in prava količina soli Kako pripraviti Večina pozabi dodati kako ohraniti hrustljavo skorjo majhen trik za gladko Ko voda zavre, sol se je motna slanica še varna malo prezrta pečen ali ocvrt krompir z enim trikom Presenetljivo je, da lahko tudi sladica vsebuje veliko zelenjave. Bučke, korenje ali pesa se v testu skoraj skrijejo, hkrati pa poskrbijo za sočnost in nekaj dodatnih hranil. Tako zdrav obrok postane prava poslastica.