Lajme

Vuçiq u shkruan 14 liderëve evropianë për mospranim të Kosovës në KiE

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:08 / 14 April 2024

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se u ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës, lidhur me Kosovën.

Derisa u është drejtuar mediave të dielën pas një ceremonie ushtarake, Vuçiqi ka thënë se aty është kërkuar që të rishqyrtohet vendimi i Asamblesë Parlamentare në KiE për pranimin e Kosovës.

“Kam shkruar 14 letra të ndryshme, të personalizuara. Secilës prej tyre ua kam drejtuar njohësve dhe mosnjohësve. Në ato letra kam kërkuar që të rishqyrtojnë vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, pasi nuk ka shtet ligjor dhe se Asociacioni nuk është formuar edhe pas 11 vjetësh”, ka thënë ai, raportoi “B92”.