Lajme

Vullneti me fjalë të mëdha për Gjestin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:08 / 28 January 2025

Vullnet Krasniqi ka dhënë intervistën e parë që pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.

Ai mes tjerash ka folur edhe për Gjestin dhe për kalimin e tij në Big Brother të Shqipërisë.

I njëjti theksoi se e kuptoi që ka ndodhur diçka me të, pas një deklarate që bëri opinionisti Milaim Zeka.

Por, ai e vlerëson duke thënë fjalë të mëdha për të dhe se po bën lojë fenomenale.

“Mua më ka marrë mendja kur erdhi Milaimi që e bëri atë foren është në Londër te Dua Lipa, më mori mendja që ka ndodhur diçka shumë publike. Unë mendoj që Gjesti është fitues shumë i madh i Big Brother, për dy arsye të forta: Është komplet modeli i një djali të ri që nuk brengoset se çka thonë të tjerët, që është tepër rehat me veten, që bën gjëra që nuk i intereson se si dalin në publik, për dallim prej shumicës së djemve të rinj që kanë qenë aty”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Gjesti e ka reprezentuar një model të një djali, është artist, nuk ia ndien çka thonë hallku, është rehat. Më ka hëngër shpirtin në shtëpi, nuk është bërë rehat. Ai ka dashur të hyj në mes të debatit”.

“Mendoj që, në secilin Big Brother ka disa fitues. I pashë tani disa klipe, atje pa të duhet ta mbyllin Big Brotherin. Lojë fenomenale”.

 

Ogni mattina controlliamo il telefono prima ancora del caffè, e spesso finiamo su pagine personali che raccontano idee, esperienze e passioni. Capire come nascono merita un esame più approfondito. quel piccolo sintomo ignorato in menopausa Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche Il cervello Quando una pausa imprevista cambia la giornata, annotare pensieri e piccoli dettagli aiuta a dare forma a un blog personale, senza trasformarlo in un diario perfetto.