Lajme

Zafa pas raportimit për aktakuzë: Jam në mal, zbres kah fundi i gushtit dhe informohem për këtë top-lajm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:51 / 20 July 2022

Zafir Berisha, ish-deputet i Nismës Socialdemokrate, thotë se nuk është në dijeni se ndaj tij është ngritur aktakuzë.

Berisha lidhur me akuzën se ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se këtë të fundit shpesh e ka parë duke bërë xhiro në qytet.

“Mfal po nga ju po e degjoj kete “lajm” nuk e di qe Shaqa eshte i kercenuar, sepse shpesh e shoh duke be gjiro me biciklet neper Prizren! Me qe jem ne male deri ka fundi gushtit kur zbres qytet ndoshta informohem per kete top lajm”, ka thënë Berisha për Betimi për Drejtësi.

Berisha po akuzohet se përmes telefonit më 23 qershor 2022 për shkaqe politike, i ka dërguar sms me tekst, kryetarit Totaj me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “ kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”, duke vazhduar me të njëjtën mënyrë edhe ditën pasuese, ashtu që tek i dëmtuari Totaj ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën e tij.

Aktakuza rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 18 korrik 2022.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 18 korrik 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale të “Kanosjes”.

Sipas aktakuzës, më 23 qershor 2022, në ora 18:27, në Prizren i akuzuari Berisha me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare, ku përmes telefonit i dërgon sms të dëmtuarit Shaqir Totaj me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Berisha tek i dëmtuari Totaj kishte dërguar sërish sms përmes telefonit më 24 qershor 2022, në ora 18:56, me përmbajtjen “me kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe po dije pa ti q* r*** met ngre zhag neper Prizren nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.

Me këto veprime, sipas aktakuzës tek i dëmtuari Totaj ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e tij, me çka akuzohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes” nga neni 181, par. 3 lidhur me par.2 të KPRK-së, vepër kjo e sanksionuar me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Quando una foto scattata al volo diventa una storia da raccontare, un blog personale può darle spazio e voce. Per capire come trasformare idee quotidiane in contenuti autentici, vale la pena approfondire l'argomento. quel piccolo sintomo ignorato Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche senza Il cervello cambia già a quarant'anni quale frutto scegliere e Sembra colpa del melone, invece persino le bordure fiorite fermano le In autunno, cinque Un formaggio, nove anni scegliere il dolce che protegge il cuore Quasi tutti confondono i nuovi criteri d'invalidità dopo il caffè otto bicchieri bastano davvero quattro pesci battono Hai questo raro gruppo sanguigno? Notti agitate: cosa aiuta davvero Piccole distrazioni, meno freni mentali L'aceto fa brillare il lavandino Sembra innocuo, ma nasconde rischi posso mangiare uova dopo i 60? a tavola, meglio dieci alternative al sale quali ormoni influenza davvero la caffeina? uva fresca o succo: benefici in autunno, primi segnali del tumore polmonare Molti blog personali nascono da una sola pagina, non da un piano editoriale. È un modo semplice per mettere ordine nelle idee, raccontare esperienze quotidiane e lasciare ai lettori uno spazio sincero in cui tornare.