Lajme

Zafir Berisha: Veteranët e kanë humbur besimin ndaj Qeverisë Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:40 / 7 June 2022

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha thotë se veteranët tashmë kanë humbur besimin e tyre ndaj Qeverisë.

Këto deklarata ai i bëri në “Info Nata” në Tëvë 1, pasi që ekzekutivi paralajmëroi se veteranët do t’i trajtojë më një ligj të veçantë, për rritjen e vlerës së pensionit të tyre.

Sipas tij, veteranët e luftës kanë humbur besimin se “mund të lidhen burrërisht me Qeverinë”.

“Pikërisht duke njoftë karakterin e kësaj qeverie dhe logjikën qeverisëse d.m.th aktuale veteranët e kanë humbur besimin se me këta mundesh me u lidhë burrënisht. Këta janë në pushtet falë politikës demagogjike dhe megalomane që kanë bërë që me ardhjen në pushtet asnjë që kanë thënë nuk e kanë majtë dhe është nornale që nuk besohet lehtë që të futesh në një marrëveshje serioze me shoqatat e dala nga lufta që do të trajtohen me një Ligj të Veçantë apo vendim të veçantë të Qeverisë”, shtoi ai.

Po ashtu, Berisha i ka komentuar edhe deklaratat e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili tha të martën se duhet pastruar listat e veteranëve, në mënyrë që t’u rriten pensionet.

Ai i ka cilësuar këto deklarata si “adoleshente”, duke thënë se prej kujt po kërkon ministri pastrim të listave?

“Prej kujt po kërkon ministri pastrim të listave? Pikërisht janë deklarata infantile dhe adoleshente të cilat natyrisht një kategori serioze të shoqërisë. Kush ka me i pastru? Po Qeveria duhet ta bëjë, pse nuk po e bën? Pikërisht at Elezin e famshëm demagogin që ka hedhur benzinë në flakë që ka ikë në Amerikë sepse me qenë burrë me qenë njeri ka manipuluar pe ripërsërisë ai i ka keqpërdorur listat e 19 mijë veteranëve që kanë marrë këtë ndihmë sociale dhe i ka publikuar si lista të veteranëve të rrejshëm”, shtoi ai.