Lajme

Zeqiraj: LDK-ja të distancohet nga abuzuesit në emër të saj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:49 / 5 January 2023
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Profesor Muhamet Kelmendi e bënë palë në krime LDK-në, përkrah partisë-bandë, PDK-së, të paktën, për dy çështje kruciale, siç janë:
1) Zgjdhjen e Hashim Thaçit president; dhe
2) Tjetërsimin e territorit të Kosovës, në demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
Për këto akuza, ai sjell fakte të bollshme, që e pykojnë LDK-në, duke e bërë të pranojë, në heshtje, krimet, tashmë, të bëra. Prandaj, për t`i lokalizuar e zvetnuar, sado pak, akuzat tejet të rënda, në adresë të LDK-së, nuk duhet heshtur, sepse heshtja është aprovim i fajësisë.
Realisht, palë në zgjedhjen e – Hashimit president – dhe faljen e tokës Malit të Zi, me demarkacionin, poshtë vijës kufitare klasike: Qafë e Çakorrit, Kulla e Zhlebit …, ka qenë kryetari Isa Mustafa me klanin e tij, të cilët i kanë shantazhuar dhe kërcënuar, deri në skajmëri, deputetët LDK-së. Ndërkohë, anëtarësia e tërë dhe pjesa absolute e strukturave vendimmarrëse të LDK-ë, kanë qenë kundër dje dhe sot.
Rrjedhimisht, LDK-ja duhet të distancohet, zyrtarisht dhe publikisht, nga abuzuesit në emër të saj, sepse anëtarësia e saj nuk është palë me krimet në fjalë. Aq më pak, kur dihet se abuzuesit – sundimtarë aktual të LDK-së, nuk e përfaqësojnë LDK-në, sepse kanë vazhduar mandatin e dytë pa debat demokratik, pa konkurrencë dhe pa votim të fshehtë e demonratik, duke shkelur parimet bazë të demokracisë të mirëfilltë. Pra, janë të emruar të dhunshëm.
Çuditërisht, profesor Muhamet Kelmendi, duke milituar në partinë tjetër bandë-AAK-në, bënë fajësinë fatale, kur akuzon padrejtësisht LDK-në, pse ka votuar Gjykatën Speciale! Specialisti i drejtësisë, ish-deputeti Kelmendi, ka pranuar të bashkëpunojë me një duzinë deputetësh kriminelë shqiptarë, që kanë hapur shumë qindra varre shqiptarësh, duke lënë edhe mijëra fëmijë jetimër, kurrë nuk ka ngritur zërin, për ndëshkimin e këtyre kriminelëve.
Me mohimin e Gjykatës Speciale, si shpresë e vetme, për hetimin e krimeve dhe të kriminelëve, juristi diplomuar, Muhamet Kelmendi, mbon krimin dhe kriminelët edhe sot e gjithë ditën. Kushdo që refuzon, akuzon për krijimin e Specialës, mbron krimet e Millosheviçit, të SHIK-ut dhe të gjitha segmentet tjera të krimit në Kosovë. Të paktën, një mbrojtje e tillë të krimit dhe të kriminelëve, nuk duhet ta bëjnë ata që thirrën në drejtësinë, ata që janë shkolluar për ta bërë drejtësinë.
O, Zot, pse duhet shërbyer padronit, edhe kur ai është i zhytur në krime?!