Lajme

Zidane ‘fluturon’ drejt Katarit për të nënshkruar kontratën me PSG-në

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:41 / 10 June 2022

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thuhet se ka udhëtuar drejt Katarit, për të nënshkruar kontratën me Paris Saint-Germainin.

Sipas mediave spanjolle, Zidane do të takohet nesër me Emirin e Katarit, ku temë e bisedës do të jetë kontrata e tij.

Propozimi i PSG-së për pagën është i pakundërshtueshëm dhe do ta bënte Zidane trajnerin më të paguar në botë, raporton mundodeportivo, transmeton Klankosova.tv

Megjithatë, çështja ekonomike nuk ishte kurrë një pengesë, pasi francezi ngriti dy synime strikte sportive si kusht për t’u bashkuar me klubin.

Objektivi i parë ishte të kishte kontroll total sportiv dhe për këtë Leonardo duhej të largohej nga klubi. Kushti i dytë, ishte rinovimi i kontratës së Kylian Mbappes.

Zidane deri më tani ka drejtuar vetëm Real Madridin si trajner, derisa ka arritur të fitojë tri herë rresht Ligën e Kampionëve, dhe njëherë La Liga-n.