Lajme

Zogaj: Më shumë po zhurmë po bëhet për Matoshin, se sa për ministret që shkelen Kushtetutën dhe një fëmijë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:04 / 14 April 2022

Analisti i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar rreth debatit që po bëhet rreth një deklarimi që opinionisti Halil Matoshi ka bërë ndaj Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ai tha se, më shumë zhurmë po bëhet për ofendimin që Matoshi ia ka bërë Nagavcit, se sa për faktin që kjo e fundit e ka shkelur Kushtetutën, ose për ministren e MINT-it, Rozeta Hajdarin, që para pak ditësh aksidentoi me veturën e saj një fëmijë në rrugë.

“Me shume zhurme po behet per nje ofendim te Halil Matoshit, e i cili paska kerku falje menjehere, sesa per ministren qe e shkeli Kushtetuten dhe per ministren tjeter qe e shkeli nje femije ne rruge me makine te saj”, ka thënë Zogaj.

Tutje, ai pyeti se, nëse një ministre kërkon që njerëzit të përjashtohen nga emisionet për shkak të ofendimeve, çka më ju bë atyre që e shkelin Kushtetutën.

“Vec a po e kuptoni, ministrja e shkeli nje femije ne rruge dhe thoshte “femiu u perplase ne makine” tjetra e shkeli Kushtetuten, e kolegia e tyre, pra nje tjeter ministre, kerkon qe me u perjashtu njerezit nga emisionet televizive. Po perjashtimi i ministrave qe shkelin femije e Kushtetute, cka me ju be atyre?”, përfundoi Zogaj.