Lajme

Zogaj: VV-ja ka qeverisë mjaftueshëm kohë që me i dalë skandalet e para të korrupsionit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:48 / 1 June 2022

Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qeverisë mjaftueshëm gjatë, në mënyrë që kësaj partie t’i dalin skandalet e para të korrupsionit.

Me anë të një postimi në Facebook, Zogaj, ka shtuar se grupet e interesit brenda qeverisë së udhëhequr nga VV-ja, sipas Zogajt, fillojnë me e sulmuar njëri tjetrin, shkruan lajmi.net.

Tutje, ai ka thënë se, ky skenar është diçka që është parë para shumë viteve.

“LV tashme ka qeverise mjaftueshem kohe qe me i dale skandalet e para te korrupsionit. Grupet e interesit brenda qeverise fillojne me e sulmu njeri-tjetrin. Skenar i pare para shume viteve. Ajo cfare po pres une tash eshte qe RTK, si i vetmi medium publik, i pakapur dhe prefesional, t’i fillon keto hulumtime per keqperdorimet ne Qeverine Kurti II”, ka thënë Zogaj.